Ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë shkojnë në selinë e PD

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në selinë e Partisë Demokratike këtë pasdite k mbërritur Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, për të  zhvilluar një takim me kryetarin e partisë Lulzim Basha.

Kujtojmë se ditën e sotme miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend ngjalli shumë debate, e tone të ashpra mes krerëve të liderëve politike.Për PD-në  ‘ndryshimet kushtetuese’ janë të njëanshme dhe rrezikojnë sistemin zgjedhor në Shqipëri.

Akoma nuk ka të dhëna, informacione se për çfarë do diskutohet në këtë takim mes ambasadorëve dhe Bashës, por me siguri listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore janë 2 pikat që do ndalen palët.

Shpërndaje
Share.

Komento