Skip to content
Kryesore

Përfundon një aventurë e jashtëzakonshme në Euro 2024, Amir Abrashi

· 1 min lexim

Mesfushori me eksperiencë, Amir Abrashi, ishte një nga befasitë e trajnerit Sylvinho në këtë Europian. Në një postim emocionues, ai shkruan: “Për mua si futbollist të jem në dy evropiane me Shqipërinë është kulmi i karrierës dhe gjithmonë kam qenë i gatshëm për Kombëtaren, sa herë që atdheu ka nevojë për mua.”

Abrashi thekson rëndësinë e përvojës së tij me ekipin kombëtar dhe përkushtimin e tij ndaj vendit. “Shqipëria i tregoj të gjithëve se ka të ardhme të ndritshme,” shprehet ai, duke vlerësuar ekipin dhe tifozët. “Tifozët tanë i treguan gjithë botës se janë më të mirët. Faleminderit për përkrahjen masive, forca Shqipëri.”

Me dy pjesëmarrje në Europian, Abrashi ka lënë një gjurmë të thellë në historinë e futbollit shqiptar, duke kontribuar në sukseset e ekipit kombëtar dhe duke frymëzuar brezat e rinj të futbollistëve.