Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës

17:25 06/08/2025
Reading Time: 2 min lexim
Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës

Ekspedita arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, e zhvilluar nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore me pjesëmarrjen e arkeologëve vendas dhe të huaj, ka përfunduar me rezultate mbresëlënëse.

Pas katër javësh gërmime intensive, janë zbuluar gjurmë të një kulle që daton në periudhën e antikitetit të vonë, konkretisht në shekujt V–VI të erës sonë. Ndër gjetjet më të veçanta janë skeleti i një kali dhe i një luftëtari, si dhe objekte arkeologjike që i përkasin periudhave të Bronzit të Mesëm dhe të Vonë.

“Gjatë ekspeditës kemi hasur materiale të shumta: përveç skeleteve, janë zbuluar fragmente qeramike dhe gjetje metalike që i përkasin epokave të ndryshme”, deklaroi arkeologia Pamela Llapaj.

Kjo është hera e parë pas gati 30 vitesh që arkeologët rikthehen për gërmime në këtë monument historik të veçantë, ndërsa ekspedita cilësohet si një hap i rëndësishëm drejt pasurimit të njohurive mbi historinë e kalasë dhe të qytetit të Gjirokastrës në periudha më të hershme se mesjeta.

“Kemi arritur të identifikojmë struktura fortifikuese që datojnë përpara periudhës mesjetare, çka përbën një kontribut të çmuar për arkeologjinë vendase”, shtoi Llapaj.

Zbulimet pritet të rrisin interesin e turistëve për këtë kala, e cila, ndonëse përmendet për herë të parë në dokumente në vitin 1336, mendohet nga historianët të ketë një origjinë edhe më të hershme.

Kulmi i zhvillimit të saj historik lidhet me periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena ndërmori një sërë ndërtimesh që i dhanë kalasë pamjen arkitektonike që ruan edhe sot. Zbulimet e fundit jo vetëm pasurojnë historikun e saj, por edhe e bëjnë më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Kalaja e Gjirokastres

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Partizani prezanton trajnerin e ri

Partizani prezanton trajnerin e ri

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English