Skip to content
Kronikë

Përfundojnë në prangat e policisë dy persona, ja për çfarë akuzohen (Emrat)

· 2 min lexim

Në prangat e policisë së Fierit ka rënë 29-vjeçari, Justi Maka, i cili akuzohet se ka kundërshtuar me forcë  punonjësit e policisë.

“Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi në lagjen “Kastrioti” Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar Hamit Çakërri, i cili në momentin e ndalimit nga policia ishte duke drejtuar mjetin pa patentë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

U arrestua nga qarkullimi rrugor shtetasi Hamit Çakërri

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi në lagjen “Kastrioti” Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.
——-
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. Ç., 23 vjeç, banues në Fier pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Skoda” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.