Skip to content
Kryesore

Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një banesë në fshatin Trebinjë të Mokrës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarri, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta, është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Fatmirësisht, familjarët që ndodheshin brenda arritën të dalin në kohë dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa banesa është dëmtuar rëndë. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.