Skip to content
Të Gjitha

Përfshihet nga flakët një makinë në lëvizje në Bulqizë, shpëton shoferi

· 1 min lexim

Policia e Bulqizës ka njoftuar se ditën e sotme një mjet i tipit Renault është shkrumbuar nga flakët në orën 14:30.

Mësohet se makina me drejtues shtetesin me iniciale V.B ka marrë teksa ka qenë në lëvizje.

Sipas policisë shkak i djegies së mjetit  është bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht drejtuesi i veturës ka arritur të dalë shpejt nga makina, duke mos pësuar asnjë lëndim.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Bulqizë /informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në qytetin e Bulqizës,  në  lëvizje e sipër ka marrë flak një mjet  me drejtues shtetasin V. B., ku si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik.

Vijojnë veprimet  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.