Përfshihet nga flakët magazina e bimëve medicinale në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një magazinë me bimë medicinale ka marrë flakë në Tiranë, në zonën e Shkozës.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, nuk ka informacione se mund të kenë mbetur persona të lënduar.

Dëmet materiale janë të shumta. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia është gjithashtu në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

Shpërndaje
Share.

Komento