Lokali i bashkëshortit të deputetes së opozitës së re, Enada Kapllani është përfshirë nga flakët.
“Shqiptarja.com”, shkruan se lokali ndodhet në zonën e Lungomares dhe është në pronësi të Alban Kapllanit.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth otës 20:30 të mbrëmjes.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
Enada Kapllani u ul në karrigen e deputetes pasi LSI dhe PD dogjen mandatet.
Kujtojmë këtu, se Kapllani ndodhej në listat e LSI-së.