Skip to content
Të Gjitha

Përfshihet nga flakët lokali i bashkëshortit të deputetes në Vlorë

· 1 min lexim

Lokali i bashkëshortit të deputetes së opozitës së re, Enada Kapllani është përfshirë nga flakët.

“Shqiptarja.com”, shkruan se lokali ndodhet në zonën e Lungomares dhe është në pronësi të Alban Kapllanit.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth otës 20:30 të mbrëmjes.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Enada Kapllani u ul në karrigen e deputetes pasi LSI dhe PD dogjen mandatet.

Kujtojmë këtu, se Kapllani ndodhej në listat e LSI-së.