Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përdhunuan shoqen e tyre, merret vendimi ndaj 4 qytetarëve të Kosovës

15:23 23/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Në mars të vitit 2019, katër gra të reja kishin torturuar brutalisht dhe kishin ushtruar dhunë seksuale mbi shoqen e tyre, atëherë 20-vjeçare. Akti kishte ndodhur në një apartament në Kloten dhe kishte zgjatur për orë të tëra, transmeton albinfo.ch. Arsyeja: Sipas aktakuzës, viktima ka raportuar njërën nga katër sulmueset në Kesb (autoriteti për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve). Në korrik të vitit 2020, Gjykata e Qarkut në Bülach i pati shpallur fajtore dy kosovaret dhe dy zviceranet me rrënjë kosovare për sulme seksuale, privim të lirisë dhe vepra të tjera. E dyshuara kryesore, në atë kohë, 25-vjeçare qe dënuar me 44 muaj burgim efektiv (pa kusht).

Motra e saj e bashkakuzuar kishte marrë 36 muaj, nga të cilët duhet të vuajë 16 muaj, shkruan 20minuten.ch, e cila është duke ndjekur procesin e gjykimit në kohë reale. Të dyjave u është shqiptuar edhe dëbimi nga Zvicra, për 5 vite. Kundër këtij gjykimi, tri të dënuarat kanë ushtruar ankesë në Gjykatën e Lartë (kantonale) të Cyrihut Gjykata kishte vendosur dënimin me burg pa kushte prej 40 muajsh për pjesëmarrësen e tretë, një nënë e cila rëndohej me akuza nga viktima. Bëhet fjalë për gruan e cila e fajësonte viktimën se e kishte denoncuar në KESB. Ndërsa, e bashkakuzuara e katërt ka marrë 28 muaj dhe duhet të mbajë 8 muaj në mënyrë efektive. Të katër gratë e reja së bashku duhet t’i paguajnë viktimës një dëmshpërblim prej 25 mijë frangash. Për gjykatën, veprat penale të kryera nga të katër të akuzuarat ishin të rënda dhe jo të zakonshme. Deklaratat e viktimës, të përshkruara në aktakuzë, janë konfirmuar nga katër gratë në gjykim, transmeton albinfo.ch. Sulmi seksual është kryer së bashku, gjë që ishte veçanërisht poshtëruese për viktimën. “E akuzuara ka vepruar si bandë”, është shprehur kryetari në aktgjykim.

Sipas aktakuzës, viktima është detyruar me dhunë nga sulmueset e saj të përdorte një lodër seksuale. Viktima është ankuar se ka pasur shumë dhimbje dhe i është lutur asaj që të ndalonte Por torturueset kanë vazhduar ta torturojnë atë. Në fund, asaj i janë prerë dhe shkulur edhe zgjatimet e flokëve. Sipas aktakuzës, kalvari për viktimën më në fund ka marrë fund pak pas orës 07:30. Kundër aktgjykimit janë ankuar tri nga të dënuarat dhe për këtë të mërkurën dhe të enjten po mbahet gjykimi në Gjykatën e Lartë. Seanca është caktuar për dy ditë, gjegjësisht vendimi do të merret nesër, e enjte. Mbrojtësi i të akuzuarës kryesore kërkon shpalljen e pafajësisë Ai kërkon lirimin e klientes së tij.

Sipas avokatit mbrojtës, nuk ka dyshim se sjellja e grupit natën e krimit ka dalë jashtë kontrollit, përcjell albinfo.ch. “Klientes sime i vjen keq që ka qenë pjesë e dhunës dhe i vjen turp për këtë”. Por, deklaratat e të akuzuarave të tjera e kanë ngarkuar rëndë 27-vjeçaren dhe e kanë portretizuar atë si autoren kryesore, me përshkrime “ndonjëherë të pavërteta dhe të ekzagjeruar”, ka thënë avokati.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Pas 2 vitesh pandemi, mbyllet spitali Infektiv

Pas 2 vitesh pandemi, mbyllet spitali Infektiv

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English