Përdhunoi të miturën në gjirin e Gjipesë, arrestohet 22-vjeçari belg

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga policia e Gjirokastrës. Një 22-vjeçar belg është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar në gjirin e Gjipesë një vajzë të mitur.

Mësohet se e mitura është po ashtu shtetase belge.

Vajza ka qenë duke kaluar disa ditë pushimesh në vendin tonë, më saktë në gjirin e Gjipesë. I riu belg R. Symakani, ka abuzuar me të seksualisht.

Ka qenë vetë e mitura ajo që ka bërë denoncimin në polici.

Mësohet se shtetasi belg është arrestuar menjëherë, pas denoncimit të së miturës.

Shpërndaje
Share.

Komento