Skip to content
Të Gjitha

Përdhunimi i 15-vjeçares, deputeti kërkon në Parlament dënimin me vdekje: T’i varim në mes të qytetit

· 1 min lexim

Opinioni publik shqiptar është tronditur nga lajmi i përdhunimit të 15-vjeçares nga Tirana.

Kjo e fundit është abuzuar seksualisht nga roja i shkollës, 65-vjeçari Abaz Doka.

Ky i fundit kishte abuzuar me të miturën dhe e kishte filmuar, e më pas ua kishte shpërndarë videon intime edhe tre të rinjve, të cilët shantazhuan të miturën, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me ta për një kohë të gjatë.

Lidhur me këtë ngjarje, ka nisur edhe ditën e sotme seanca plenare.

Fjalën e ka marrë deputeti Valter Haliti, i cili ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri.

Haliti u shpreh:

Ta kthejmë dënimin me vdekje. Duhet të varet në mes të qytetit.

Duhet të mbledhim grupin paralamentar dhe ta diskutojmë këtë. Kush prek fëmijët ta varim në qendër te qytetit.