Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përcillet në “banesën e fundit” kapiteni Arben Anamali

12:11 11/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Përcillet në “banesën e fundit” kapiteni Arben Anamali

Këtë të premte në Shkodër u zhvilluan homazhe në nderim të kapitenit Arben Anamali, i cili humbi jetën tragjikisht më 8 korrik në ujërat e Liqenit të Shkodrës, ndërsa po përpiqej të shpëtonte dy turistë të huaj.

Për familjen, miqtë dhe kolegët e tij, kjo ditë shënon një dhimbje të thellë. Bashkëshortja e të ndjerit, Najada Anamali, tregoi për momentin kur mori lajmin e rëndë:

“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë, për nanën, mua, për fëmijët. Për të gjithë që e kanë njohur, sepse ka qenë një njeri shumë i mirë dhe i përkushtuar. Dha jetën për të shpëtuar të tjerët. Më mori një kolege e tij dhe më tha që kishte ndodhur një aksident. Mendova se ishte një dëmtim i lehtë, nuk ma priste mendja kurrë se ishte mbytur, sepse ishte shumë i fortë fizikisht dhe notar i zoti.”

Si ndodhi ngjarja

Pesë turistë izraelitë, të cilët po lundronin bashkë me të tjerë në anijen e drejtuar nga kapiteni Arben Anamali, u hodhën në ujërat e Liqenit të Shkodrës për t’u larë dhe më pas kërkuan ndihmë për t’u shpëtuar.

Kapiteni reagoi menjëherë dhe arriti të nxirrte nga uji tre prej tyre, ndërsa disa metra më tej shpëtoi edhe dy turistët e tjerë që rrezikonin të mbyteshin.

Gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar ata, kapiteni 51-vjeçar, Arben Anamali, u mbyt.

Dyshohet se Anamali pësoi arrest kardiak si pasojë e stresit dhe lodhjes ekstreme.

Pas dy ditësh kërkimesh intensive, trupi i tij u gjet të enjten nga polumbarët dhe u transportua në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Kapiteni Arben Anamali la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët. Ai vinte nga një familje shkodrane me traditë në lundrim. Edhe i ati i tij kishte qenë mjeshtër i mjeteve ujore. Njohës i mirë i liqenit dhe notar i stërvitur, Anamali u hodh në ujë pa hezitim, duke u bërë shembull i kurajos dhe sakrificës njerëzore.

Ai u përcoll për në banesën e fundit mes nderimesh, si një hero i heshtur që dha gjithçka për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Arben Anamalihomazhe

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Apeli i GJKKO ndryshon masën e avokatit në dosjen “Ura”

Apeli i GJKKO ndryshon masën e avokatit në dosjen “Ura”

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English