Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përçarje mes tyre? Azerbajxhani dëbon dy diplomatë francezë

21:13 26/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi të martën se kishte urdhëruar largimin e dy diplomatëve francezë për shkak të veprimeve “të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”.

​Ministria tha përmes një deklarate se kishte thirrur ambasadoren franceze, Anne Boillon, për t’i shprehur një “protestë të fortë për veprimet e dy punonjësve të ambasadës franceze”.

Në deklaratë thuhej se të dy diplomatët ishin shpallur persona non grata dhe ishin urdhëruar të largoheshin nga vendi brenda 48 orëve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vendimi vjen mes marrëdhënieve të tensionuara midis dy vendeve pasi Bakuja e ka akuzuar Francën se është treguar e njëanshme ndaj Armenisë gjatë bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga evropianët.

Në nëntor, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e akuzoi Francën për nxitje të konflikteve në Kaukaz përmes furnizimit me armë të Armenisë. Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar dy luftëra për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Azerbajxhani e rimori kontrollin e rajonit në shtator pas një ofensive të rrufeshme kundër separatistëve armenë që e kishin kontrolluar zonën për tre dekada.

Kohë më parë, Armenia dhe Azerbajxhani ishin shprehur lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse për paqe deri në fund të vitit, por negociatat midis ish-republikave sovjetike të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët kanë bërë pak përparime.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, dhe zoti Aliyev janë takuar disa herë për bisedime me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por në tetor, zoti Aliyev refuzoi të merte pjesë në negociatat në Spanjë me zotin Pashinyan, lidhur me atë që ai tha se ishte “qendrim i njëanshëm i Francës”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do t’i ndërmjetësonin bisedimet së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Strehë e një diaspore të madhe armene, Franca është akuzuar vazhdimisht nga Azerbajxhani për njëanshmëri pro-armene lidhur me konfliktin territorial të vendeve të Kaukazit./VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Para
Nuk merr fund tmerri në Gazë, ndërpriten plotësisht interneti dhe komunikimet

Nuk merr fund tmerri në Gazë, ndërpriten plotësisht interneti dhe komunikimet

Lajmet e fundit

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English