Ditën e nesërme Kombëtarja jonë përballet me San Marinon në transfertë për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Shqipëria vjen pas humbjes me Anglinë në Tiranë, por trajneri Edi Reja Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, iu gëzua tre pikëve me Andorrën në transfertë ndërsa kërkon fitore me patjetër ditën e nesërme. Ai foli gjithashtu edhe për çështjen Kamberi ku mediat raportuan se mes tij dhe futbollistit kishte ndodhur një konflikt.
“Nuk është absolutisht e vërtetë ajo që thuhet për Kamberin. Më vjen keq që ndodh, është e turpshme. Nuk ka një çështje Kamberi. Ai ka bërë ekon dhe nuk dukej gjë, por ai ka thënë se ka dhimbje gjithë kohës. E futa në nxehje para Anglisë dhe tha që ka dhimbje dhe e lamë jashtë.
Lojtari është me ne, e keni parë edhe këtu në San Marino. Më vjen keq që krijohen situatë të pavërteta. Kam 28 lojtarët, luajmë çdo tre ditë. Kam mundësi zgjedhje, por do të luajnë ata që janë më në formë. Nëse ka lojtarë të dëmtuar nuk do të vë në siklet asnjë”.
“Atmosfera pas humbjes gjithmonë është njëlloj. Luajtëm mirë në mbrojtje ndaj një ekip si Anglia. Nuk dolëm në lojën tonë siç deshëm, për të kundërsulmuar. Nuk shfrytëzuam hapësirat. Anglia nuk gjuajti shumë në portë në 45 minuta. Ata kanë lojtarë të madhe dhe jemi të ndërgjegjshëm për shanset tona”
“San Marino është ekip i organizuar, nuk është rival modest. Duhet pasur kujdes, ata punojmë mirë dhe janë të organizuar në sulm. Mund të jenë të rrezikshëm edhe në sulm. Kemi shumë zgjedhje dhe do të luajnë ata që janë në formë. Moduli caktohet nga lojtarët. Duhet ekuilibër në çdo fazë të lojës, shpresoj të bëjmë diçka më shumë në sulm”.
“Kam katër lojtarë për sulmin dhe duhet të zgjedh lojtarët më në formë. Nuk flas dot me siguri kush do luajë nesër. Edhe lojtarët që futen nga stoli janë shumë të rëndësishëm, madje ndonjëherë edhe më shumë se ata që e nisin si titullarë”.
“Gjimshiti, sikurse edhe te Atalanta, luan edhe te ne. Ai luan në qendër dhe nuk ka shumë hapësira për të marrë pjesë në aksionet sulmuese. Te Atalanta luan në krah. U kam kërkuar të shkojnë përpara, por kemi pasur pak ditë në dispozicion të stërvitemi. Është ndryshe nga klubet.
Ka shumë raste kur shkojmë në zonë me 4-5 lojtarë, jo nga goditjet standarde. Ai mund të na ndihmojë edhe në fazën sulmuese. Dëgjoj të thuhet se është ekip i lehtë San Marino. Nuk ka skuadra të lehta, të përgatitura. E patë çfarë ndodhi në Andorra dhe ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë”.
“Kualifikimi? Jemi në një grup të fortë, me rivalë të vështirë. Gjithsesi kemi treguar se jemi rritur dhe duhet treguar me Poloninë, Hungarinë dhe Poloninë. Është eksperiencë e rëndësishme që mund të na tregojë se ku mund të arrijmë në të ardhmen”.