Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka dalë sërish pozitiv për COVID-19. Sipas mediave italiane, Berlusconi i është nënshtruar testit të dytë, ku ka dalë sërish pozitiv me Covid-19.
Berlusconi, si shumë pacientë të tjerë, është ende duke luftuar me pasojat e sëmundjes së koronavirusit, veçanërisht lodhjen dhe rraskapitjen fizike, për shkak të së cilës ai mbetet i shtrirë në shtrat.
Aktualishtr Berlusconi ndodhet në karantinë në vilën e tij jashtë Milanos me të dashurën e tij, Marta Fascina, e cila gjithashtu doli pozitive për COVID-19.
Mjekët janë shprehur se ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Pasi kujtojmë se më 3 shtator ai u shtrua në spital në Milano me pneumoni pasi doli pozitiv me COVID-19. Ish kryeministri iu nënshtrua trajtimit për 10 ditë dhe doli nga spitali San Raffaele më 14 shtator.