Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Reading Time: 3 min lexim

Për vite me radhë, dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri kanë prodhuar emra trafikantësh, zyrtarësh, ndërmjetësish dhe politikanësh. Por shumë rrallë ka ndodhur që në qendër të debatit publik të vendoseshin edhe njerëzit më të fuqishëm të biznesit shqiptar.

Kjo duket se po ndryshon.

Dosja e fundit e SPAK ndaj grupeve të drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, ka sjellë sërish në vëmendje emrin e biznesmenit Samir Mane. Por ajo që e bën këtë zhvillim të pazakontë nuk është vetëm përmendja e emrit të tij në materialet hetimore.

Për herë të parë, në një debat televiziv kombëtar, po artikulohet hapur pyetja nëse hetimet dhe arrestimet duhet të shkojnë edhe te oligarkët që përmenden në dosje.

Ishte moderatori Ylli Rakipi ai që ngriti publikisht pyetjen gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, kur iu drejtua gazetares Klodiana Lala me fjalët: “Kjo që përmendet me Samir Manen, meqë turma kërkon revolucion dhe gjak, mos duhet marrë ky?”.

Vetë Lala theksoi se Samir Mane nuk rezulton në komunikime të drejtpërdrejta me personat nën hetim dhe se prezumohet i pafajshëm, por ngriti një sërë pyetjesh që sipas saj kërkojnë përgjigje nga hetimi: a janë ndërtuar vilat e përmendura në dosje, kush ka aplikuar për lejet, si kanë hyrë paratë dhe a përkojnë projektet me komunikimet e dokumentuara nga SPAK.

Në të njëjtin emision, gazetari Artan Hoxha shkoi edhe më tej, duke kërkuar shpjegime për faktin se në dosje flitet për negociata, leje ndërtimi dhe shuma që arrijnë deri në 3 milionë euro.

“Nëse ti fut aty që Ilir Shtufi ka ndërmjetësuar për të marrë një leje për ndërtim tek Samir Mane, që e ndërtoi Alfredo Hamzai, duhet ta shpjegosh këtë gjë. Nëse fut aty që flitet për 3 milionë euro dhe nuk e shpjegon më poshtë, pyetja të lind: pse arrestohet njëri dhe nuk arrestohet i dyti? Çfarë ka ndodhur aty?”, deklaroi Hoxha.

Për herë të parë, emri i një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend po diskutohet publikisht në të njëjtin kontekst me grupet kriminale që SPAK i konsideron organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kjo përbën një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si trajtohen publikisht raportet mes kapitalit të madh, politikës dhe botës së krimit.

Nëse deri dje kishin përdorur çdo manovër për të shpëtuar, sot emrat e oligarkëve po dalin hapur dhe po përmenden publikisht, bashkë me të tjerët. Dhe kjo është arsyeja pse dosja ka shkaktuar kaq shumë interes.

Një pjesë e madhe mediave vijojnë të raportojnë vetëm për arrestimet dhe grupet kriminale, pa ndalur te emrat e biznesmenëve që përmenden në dosje apo te debatet që po zhvillohen publikisht për rolin e tyre të mundshëm. Dukshëm, financimi i tyre vjen pikërisht prej këtyre oligarkëve.

Ky moment është një nga lëvizjet më të rëndësishme të viteve të fundit në raportin mes drejtësisë dhe elitës ekonomike të vendit. Sepse për herë të parë nuk po diskutohet vetëm fati i trafikantëve apo i politikanëve, por edhe mundësia që hetimet të prekin emra që për dekada janë konsideruar praktikisht të paprekshëm.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke akuzuar protestuesit se po refuzojnë faktet dhe...

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat
Aktualitet

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Deklarata e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për projektin në Zvërnec ka hapur një tjetër front diskutimi rreth qeverisë shqiptare....

14:25 18/06/2026
Para
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Lajmet e fundit

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

14:25 18/06/2026
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English