Pedagogu: Covid më mori dy vëllezër, spitali nuk tregon se me çfarë i mjekoi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Humb dy vëllezërit e prekur nga Covid-19, akuzon mjekët për bllokimin e informacionit. Pedagogu i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Afrim Osmani, tregon mundimet ka kaluar familja e tij dhe dy vëllezërit që humbën betejën me Covid-19. Ata ishin shtruar në spital dhe humbën jetën pak orë pas njëri tjetrit.

“Njëri vëlla ishte edhe me leucemi. Por ai pati simptoma të lehta dhe në njëfarë mënyre ishte shpresa se mund t’ja kalojë lehtë. Vëllai tjetër pati një kollë të fortë dhe në asnjë sekondë nuk mendohej se kjo do t’i merrte jetën. Ka një gjë që shumë veta nuk e dinë fazën e kalimit të sëmundjes dhe përballen çdo ditë me gjëra të reja. Këtu qëndron edhe thelbi. Do te duhet të kesh të gjithë informacionin e duhur dhe t’i paraprish aq sa ke në dorë. Individ kur fillon dhe rëndohet ka shumë pak në dorë. Sëmundja precipiton shumë shpejt. Këtu shikon një pikëpyetje të madhe. Në perëndim shikon se janë raste të dy natyrave. Ose janë shumë mosha të mëdha, ose me një organizëm që ka komplikacione. Në Shqipëri ndodh shpesh kjo rënia e menjëhershme”, u shpreh ai.

Më tej, ai ka thënë se informacioni nga spitali u bllokua dhe ai nuk di se me çfarë u mjekuan dy vëllezërit e tij.

“Bllokimi i informacioni, ti mund ta orientosh pasojën si ta duash ti. Çfarë do t’i thuash nesër familjarëve? Kjo është minimalja që iu bë protokolli i duhur. Të gjithë e dimë që nuk ka një protokoll të qartë. Arsyeja që jam këtu është pjesa e menaxhimit. Se për dy ditë ai humb jetën. Te tv juaj po shikoja doktorin në Britani i cili tha që ndodh në Shqipëri ikën menjëherë. Ai tha që një ibuprofen mund të japë arrest veshkash. Dhe Astriti dikur është mjekuar edhe në veshka. Mund të ketë ndodhur, por nuk e di çfarë ka ndodhur. Kush më siguron mua që Astritit i është bërë mjekimi i duhur. Unë kam denoncuar me forcë se në Shqipëri ndodh një fenomen që menaxhohet në modelin ‘tërhiqe mos e këput’.  A kishte Astriti në doktor veshkash? Unë nuk di asgjë.

U bllokua informacioni, u hoqën edhe koordinatorët. Sapo morëm vesh që po rëndohet, morëm dhe bëmë gati avionin për të ikur në Turqi. Po ai prccipitoi. E zëmë se mund të ketë ndodhur për shkaqe që nuk kanë lidhje me mjekët. Por pse nuk thuhet? Jashtë japin informacion, nuk e bllokojmë. Aty rënia psikologjike është e jashtëzakonshme. Kur ti po shikon që po ikën drejt fundit dhe asnjë nuk të thotë çfarë po ndodh. Nuk është tek mjekët, është tek filozofia e drejtimit. Do të duhet të zbritet në terren dhe  të drejtohet në formën e gjithëpërfshirës. Problemi te Covid është pasoja”, u shpreh pedagogu.

Më tej, ai ka treguar se ka folur me njërin vëlla, Astritin, 2-3 ditë para rëndimit të gjendjes.

“Kam folur me Astritin deri në 2-3 ditë para ndodhjes. Astriti ishte një natyrë shumë i orientuar nga informacioni. Kishte një rënie totale. Ishte njeriu më energjik. Dhe ajo më mërziti në mënyrë të jashtëzakonshme”, tregoi pedagogu.

Shpërndaje
Share.

Komento