Skandaloze/ Zyrtarët përdorin akoma gjëra jetike si uji i pijshëm për fushatë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp të pak ditëve më parë u shpreh se do të mundoheshin që të rregullonin ujin e pijshëm në të gjithë vendin nëse ai do të merrte edhe një mandate të tretë.

Besojeni apo jo, në vitin 2020 bëhet fushatë për të mbledhur vota me ujin e pijshëm.

“Infrastruktura e Ujit të Pijshëm, si një betejë e shumë dekadave, që po e fitojmë hap pas hapi vetëm falë përpjekjes së kësaj qeverie, me 128 kantiere të hapura nga veriu në jug, të cilat do të garantojnë, 24 orë, ujë të pijshëm, në 52 zona urbane të vendit, në vitin 2021, dhe 70 kantiere të tjera që do të hapen brenda pranverës, për ta shtrirë furnizimin 24/7 në mbi 200 zonat më të populluara rurale, në vitin 2022“, do shprehej Rama.

Ndërkohë sa i përket Tiranës uji i rubinetave është skandaloz edhe pse shumë kohë më parë Erjon Veliaj do të shprehej se ai e konsumon vete.

Por, në një dalje publike në emisionin e mëngjesit në ABC News atij i “iku” goja duke dalë zbuluar që ujin për të pirë e blinte.

Për të bërë si njeri familjar ai i tha Enkel Demit që është zgjuar herët për të blerë 2 koli uji që mos të kishte mungesa për fundjavën.

Dola më herët, vajta bleva ujë se nuk kishim ujë në shtëpi, tha Veliaj duke qeshur. Sipas kreut të Bashkisë kjo ishte një punë e rëndomtë në shtëpinë e tij, por duke harruar që pak muaj më parë i ka thënë qytetarëve që uji që vijnë nga Ujësjellësi është i pijshëm, i klorianuar dhe më i mirë se ai i ambalazhuar.

Në një deklaratë për mediat pak kohë më parë, Veliaj reklamonte një linjë ujësjellësi dhe u shpreh se uji që vjen prej saj është i pijshëm. Uji i ujësjellësit është i klorinuar, ka bërë të gjithë trajtimin kimik, tregon që është uji i saktë për t’u përdorur. Mania, fiksimi për të blerë ujë tek burimi është e rreme, thoshte në këtë kohë Veliaj.

Zoti Veliaj, në rast se uji i rubinetit pihet?! Ju përse nuk e përdorni vetë?

Gjithashtu duhet të theksojmë që prej ardhjes së Veliajt në krye të Bashkisë, taksat janë rritur në ekstrem.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento