Skip to content
Të Gjitha

PD mbledh Kolegjin e Kryetarëve, pritet të merret vendim për aksionet e radhës

· 1 min lexim

Këtë javë kreu i Partisë Demokratike ka zgjedhur që ta fillojë me një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve të Partisë për të vendosur akisonin e radhës.

Mbledhja është përcaktuar që të fillojë në orën 11:00 dhe prej kësaj mbledhjeje pritet që të vendoset edhe axhenda e protestave.

Para pak ditëvë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Basha ka hedhur propozimin për 3 zgjidhje konkrete për krizën dhe ato tashmë janë miratuar.  Njëra prej tyre kishte të bënte me zgjedhjet lokale dhe kishte si pikë qendrore ishte bojkotimi i tyre.

PD ka vendosur që do të regjistohet në zgjedhje vetëm pasi të sigurohen zgjedhje të lira.