Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Patozi këshillon Hajdarin: Ke bërë gjënë e duhur, ec përpara

20:10 11/04/2019
Reading Time: 2 min lexim

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, ka zgjedhur rrjetin social facebook, të këshillojë deputeten e PD-së Rudina Hajdarin, për vendimin që ka marrë për të mos e lënë mandatin.

Theksojmë se muajt e fundit ajo është sulmuar nga ish-kolegët e saj demokrat për këtë vendim.

Patozi  thotë se i ka tronditur me vendimin që ka marrë dhe me qëndrimet që ka shpallur.

Ai e këshillon të mos mërzitet, “do të vijë dita kur do të sulen shumë herë më keq. Por mbase deri atëherë edhe ti do të jesh imunizuar dhe nuk do t’u kushtosh më asnjë rëndësi.”

Ndër të tjera, Patozi shprehet se ajo ka bërë gjënë e duhur, e se duhet të eci përpara.

Shkrimi i plotë i Patozit:

MERRE ME TË QESHUR, RUDINA!

Mos u mërzit Rudina, se është vetëm fillimi. Konsideroji si përkëdhelje këto që po të thonë sot, se shumë shpejt do të vijë dita kur do të sulen shumë herë më keq. Por mbase deri atëherë edhe ti do të jesh imunizuar dhe nuk do t’u kushtosh më asnjë rëndësi.

Mos u çudit që këtë muajin e fundit nuk po ta kuptojnë shqipen tënde, as kur të ndërrojnë germat e fjalimit tënd, madje duke e shoqëruar me video, në të cilën dëgjohet qartazi që ti e ke shqiptuar ndryshe. Por ata e kanë vendosur që ti e ke thënë gabim, ngaqë ke probleme me artikulimin, dhe të guxojë njeri t’u thotë që kjo nuk është e vërtetë, sepse janë gati t’i kthehen edhe atij.

As kur të lexosh se ka zëra që thonë se në emisionin e fundit tek Top Channel ke vajtur e dehur, edhe nëse ti ndoshta mund të mos kesh vënë kurrë ndonjëherë alkool në gojë. Mos u lodh të kërkosh se nga i kanë dëgjuar ato zërat, sepse jetojmë në kohëra digjitale, ku gjithçka është e mundur. Rëndësi kanë vetëm klikimet, por kurrësesi e vërteta.

Natyrisht, duhet të mësohesh me përmendjen gjithnjë e më të shpeshtë të babait tënd, për të cilin do të hiqen si të prekur dhe lënduar njerëz, që nuk kanë pasur as fatin dhe as mundësinë t’i japin dorën, qoftë edhe një herë të vetme. Nuk e kanë për herë të parë dhe as për të fundit që betohen për gjakun e tij.

Dhe nuk duhet të habitesh edhe nëse dikush prej tyre do t’i kthehet apo përvishet edhe babait tënd të ndjerë, i cili nuk ka mundësi të përgjigjet. Mund ta fajësojnë apo rifajësojnë për historitë e tij të vjetra, por mund t’i kërkojnë edhe llogari pas vdekjes për “gabimet” e tua të muajit të fundit.

Merre me të qeshur Rudina! Se nuk i ke shqetësuar për atë që je dhe, as për atë që di apo je e aftë të thuash. Por është fare e qartë se i ke tronditur me vendimin që ke marrë dhe me qëndrimet që ke shpallur.

Ndaj konsideroje si një provë të mjaftueshme se ke bërë gjënë e duhur dhe, ec përpara!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Astrit PatoziRudina Hajdari

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Bankat publikojnë shifrat e sakta: Ja sa para u grabitën në të vërtetë në Rinas

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English