“Pati gjithë ato të shtëna”, banorët e lagjes ‘11 Nëntori’ tregojnë tmerrin që përjetuan për 5 orë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja vijnë nga ekzekutimi i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan nga forcat RENEA, pas pesë orësh ngujimi në banesën e tij, ku qëlloi shumë herë me breshëri kallashnikovi.

Pas pesë orësh negociata, është ekzekutuar me snajper nga forcat RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru pas terrorit që shkaktoi në Elbasan, duke qëlluar mbi policinë që shkoi ta arrestonte, e duke lënë më pas të plagosur dy persona.

Një dëshmitar, që ka biznes ngjitur me pallatin ku banonte i moshuari, rrëfeu për “BalkanWeb” se ka pasur shumë të shtëna me armë, që kanë dëmtuar edhe dyqanin e tij.

“Të shtënat e para po, po të policisë jo. Më kanë qëlluar këtu, jo të frikësuar.Pati gjithë ato të shtëna, jo një e dy. U shtriva brenda, andej në fund dhe ndenja aq sa zgjati. Ne nuk kishim dijeni që ai kishte armë”, rrëfen ai.

Ndërkohë, i pyetur se si e njihte viktimën Lefter Zhidru, dëshmitari shprehet “Si fytyrë dhe si fizionomi e njihja, në mënyrë tjetër nuk e njihja”.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitar nga vendngjarja rrëfen se plumbat i kanë rënë mbi makinë. “Ishte situatë horror, njerëzit të terrorizuar. Thonë se 71-vjeçari po përgatiste eksploziv C4”, thekson ai.

Sipas fqinjëve vetëm para ngjarjes ka shkuar policia, dhe pas debateve më të shoqen ai është futur në banesë dhe ka marrë armën të qëllojë nga ballokoni dhe ka thirrur “më sillni gocën”.

“Vajzës vinte i blinte hamburger, ishte klient në fast foodin tonë. 2 vitet e fundit ishte i tensionuar dhe shfaqte shenja të problemeve të shëndetit mendor. Sot para ngjarjes 30 minuta erdhi policia foli me të shoqen, e ka thirrur e shoqja. Policia vajti te shtëpia, ky ndërkohë pas debateve me të shoqen u fut në banesë mori armën dhe dhe qëlloi nga ballkoni. Ai nisi të qëllojë policinë, “më sillni gocën” iu thoshte. 2 plumba përfunduan në karrigen e fast foodit. Qëlloi nga ballkoni’- u shprehën banorët.

Kjo është banesa ku për më shumë se 5 orë u ngujua i moshuari Lefter Zhidru, në një pallat në lagjen nr.11 të Elbasanit ku jetonte pas shpërnguljes nga qyteti i Sarandës vetëm pak vite më parë. Pas sulmeve dhe ndërhyrjes nga RENEAT, varur është ende një bluzë ngjyrë rozë, e varur me kujdes mbi tela.

Pamje nga banesa

Ndërkohë ish-bashkëshortja e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, Floresha do të hetohet për “moskallëzim krimi”.

Shpërndaje
Share.

Komento