Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pasuria e Ministres së Arsimit/ Prona, apartamente, e miliona nga emigracioni, Kushi “s’kalon Vetingun”

16:10 14/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, edhe pse trumbeton realiziminn sa më parë të plotë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, nga ana tjetër nëse do të futej në “sitën” e Vettingut do të shkarkohej menjëhërë.

Kushi dhe kolegët e saj, janë mishërimi i kësaj qeverie me standarte të dyfishta, ku hyn në lojë shprehja “mos bëj si bëj unë por bëj si them unë”.

Kujtojmë se gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlament në Prill 2019, deputetja e PS-së, Kushi aktualisht Ministre e Arsimit, citoi nënsekretarin Amerikan të Shtetit, Matheë Palmer, i cili e cilësoi reformën në drejtësi dhe vetingun si një “element shumë të rëndësishëm për të rritur besimin e qytetarëve tek institucionet…”.

Përmendi, se ministrja e re e Arsimit, Kushi së bashku me kolegët dhe bashkë-partiakët e saj, nuk marrin përsipër kurrsesi që t’i nënshtrohen një filtrimi pasurie dhe jo vetëm, siç po i bëhet edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nëse Kushi me kompani do të përballeshin me procesin e Vettingut, atëherë me siguri do të ‘ngelnin në klasë’, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Portali “boldneës.al”, më parë ka kryer edhe një analizë mbi të dhënat e pasurisë ndër vite të vetëdeklaruara nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Apartamente e miliona…nga emigracioni

Kujtojmë se pedagogia e Universitetit të Elbasanit, Evis Kushi, u zgjodh deputete  për herë të parë në vitin 2013.

Ndërkohë në qytetin e Elbasanit ku ushtronte aktivitetin e saj, Kushi filloi të katapultohej në Partinë Socialiste pas investimit që iu bë figurës së saj nga politikani më i fuqishëm i këtij qyteti, ish-kryebashkiaku prej disa mandatesh, Qazim Sejdini (i njohur ndryshe edhe si “Lala”)

Pas marrjes së mandatit të deputetes në vitin 2013, Kushi deklaroi për herë të parë pasurinë e saj.

Në formularin “Para fillimit të detyrës”, Kushi deklaron se ajo dhe bashkëshorti i saj, Florens Kushi, kanë në pronësi dy apartamente në Elbasan.

Njëri apartament, me sipërfaqe 71 m2 është blerë në vlerën 1.9 milionë lekë të reja. Ndërsa apartamenti i dytë, me sipërfaqe 99.8 m2, është blerë për shifrën e 37.300 eurove, nga të cilat, në atë kohë, ishin paguar 33 mijë euro.

Kushi në të dyja deklarimet, ka nxjerrur si burim për blerjen e apartamenteve të ardhurat e siguruara nga bashkëshorti i saj në emigracion.

Ndërkohë po ashtu, në deklaratën fillestare, Kushi deklaroi se bashkëshorti i saj është gjithashtu pronar i një toke me sipërfaqe 500 m2 në Kavajë, të cilën rezulton se e ka blerë me vlerën 300 mijë lekë (pra në përpjestim i bie 600 lekë/m2), nga emigracioni.

Njëlloj si për apartamentet, në deklaratën e pasurisë nuk shënohet koha se kur janë blerë këto asete, megjithëse ka një shënim që bashkëlidhur formularit janë edhe fletë sqaruese të kontratave të  shit-blerjes.

Po ashtu, me burim kryesor emigracionin e bashkëshortit të Kushit, janë siguruar edhe 1 milionë lekë të reja kursime në gjendje cash./GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Deklarimievis kushiMinistrja e Arsimitpasuria

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Rama i kthen përgjigje Bashës për inceneratorët: Projekti nuk ndalet

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English