Pasi vrau 8 familjarët, Ritvan Zykaj merr vizitën e parë në burg/ Ja kush e takoi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërsa në Vlorë, gjyqi për masakrën e Selenicës vazhdon, autorin e saj Ritvan Zykaj pas nëntë muajsh i izoluar e ka vizituar i vëllai. Familjarët e tjerë të tij janë larguar nga fshati, por edhe nuk pranojnë ta vizitojnë apo të pyesin për të.

Pas nëntë muajsh në qeli dhe i braktisur nga familjarët, Ritvanin e masakrës së Selenicës e takon personi i parë. Burimet nga  “abc news” theksojnë,  se ishte vëllai i tij, ai që e takoi Ritvan Zykaj kurse familjarët e tjerë nuk janë parë t’i afrohen godinës, ku ai qëndron i izoluar.

Të njëjtat burime treguan së Zykajt nuk i ka bërë përshtypje kjo vizitë, madje as i ka kërkuar ndonjë gjë të vëllait. Ai vazhdon të qëndrojë pa folur me askënd, dhe pjesën më të madhe të kohës dëgjohet të flasë me veten.

Ndërkohë në Gjykatën e Vlorës, gjyqi ndaj tij po vazhdon. Në seancën e kaluar shkoi vetëm një dëshmitar, fqinji i tij. Ai i kërkoi gjykatës dhe prokurorisë të mos e thërrisnin më sepse nuk kishte mundësi.

Kurse dëshmitarë të tjerë që ditën e masakrës ndodheshin aty në Resulaj, janë larguar të gjitha nga fshati. Dikush është larguar jashtë kufijve, dikush tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit.

Zykaj po gjykohet për vrasjen e tetë familjarëve të tij, midis tyre edhe dy fëmijë. Ai ka thënë se i vrau pasi e trajtonin dhe e quanin hajdut të pulave.

Shpërndaje
Share.

Komento