Skip to content
Showbiz

Pasi e imitoi në “Portokalli”, Erion Braçe i bën “block” Rezart Veleshnjës

· 2 min lexim

Roli më i fundit i aktorit Rezart Veleshnja në sezonin e ri të programit të humorit “Portokalli” është ai i zëvendëskryeministrit, Erion Braçe.

Të themi të drejtën ky është një nga rolet më të spikatur dhe imitimet më të mira në mesin pe shumë roleve që ka bërë aktori i njihur i humorit.

Këtë të enjte Rezarti ka publikuar një video ku imiton zv/kryeministrin Erion Braçe, ndërsa u kërkon ndjekësve të shohin programin e së dielës.

Nuk e dimë sesi është pritur ky imitim nga ana e Braçes, por “Gazeta Express”, shkruan sot se zëvendësministri  i ka bërë “block” në rrjetin social Instagram, Rezart Veleshnjës.

“Imitimi i Erionit është i lehtë në krahasim me Berishën për shembull. Kam marrë reagime të ndryshme, Erioni më ka bërë block në Instagram. Imitimi nuk është asnjëherë dashakeq. Ka njerëz që e marrim me pozitivitet, por ka e të tjerë që tingëllon pak keq, u duket sikur ti ke diçka personale, varet sepse psikologjia e njerëzve është e ndryshme”, është shprehur Rezarti sipas “Express”.

 

View this post on Instagram

 

Te keqen lali ty sa mire artikulon ti!😂

A post shared by Rezart Veleshnja (@rezart._.veleshnja) on