Skip to content
Kryesore

Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të të gjitha kutive në një tjetër qark

· 1 min lexim

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të hënën hapjen dhe rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në qarkun e Fierit, duke urdhëruar kontrollin e 587 Qendrave të Votimit.

Ky vendim u mor me dy vota pro nga anëtarët Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

Është hera e dytë që KAS vendos një rinumërim të plotë në nivel qarku, pas vendimit të mëparshëm për qarkun e Tiranës.

Kërkesa për rinumërim në Fier erdhi nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe u mbështet nga opozita e përfaqësuar nga koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Mirë”.

Procesi pritet të nisë së shpejti në ambientet e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të partive politike.