Skip to content
Aktualitet

Pas tërmetit që shkundi Greqinë, lëkundje edhe në Durrës, ja sa ishte magnituda

· 1 min lexim

Një tërmet 5.9 i shkallës Rihter ka tronditur ishullin grek të Kretës, pak orë më parë. Sipas faqes europiane EMSC, lëkundjet ishin në thellësi 24 kilometër, ndërsa epiqendra ishte në ishullin e Kretës.

Sakaq, po ashtu lëkundje tërmeti janë ndjerë dhe në vendin tonë, vetëm 1 kilometra larg kryeqytetit, në Durrës, aty ku ishte edhe epiqendra e tërmetit të 26 nëntorit.

Tërmeti me thellësi 10 kilometër ishte 2.9 i shkallës Rihter dhe është ndjerë gjithashtu edhe në kryeqytet.

Ndërkohë vetëm tre orë më parë, një tërmet i lehtë ka rënë edhe para 3 orëve në Zagreb, me thellësi 21 kilometra dhe me magnitudë 2.0.

Të treja linjat e këtyre tërmeteve figurojnë në pllakën ballkanike, e cila ka një aktivitet të lartë sizmik.