Pas tërmeteve Greqia pushtohet nga flakët, aksion nga ajri e toka për të shuar zjarret

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme, një zjarr i madh ka shpërthyer këtë pasdite në Maratonë të Greqisë. Shumë forca zjarrfikëse jan vënë në aksion përmes tokës e ajrit për të shuar flakët.

Zjarri u përhap në territorin e qytetit të Maratonës në Atika, shkruajnë mediat greke.

Në vendngjarje kanë mbërritur 31 zjarrfikës, 10 automjete, 3 avionë si dhe 3 mjete të tjera ajrore janë mobilizuar menjëherë.

Shumë vullnetarë gjithashtu janë vënë në lëvizje për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, ku paniku i ka kapluar të gjithë.

Shpërndaje
Share.

Komento