Pas takimit me ambasadorët në selinë blu, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas takimit 30 minutësh të Opozitës me ambasadorët e BE-së, Britanisë dhe zv/ ambasadoren e SHBA-së  në selinë blu, përfaqësusesit e PD dhe LSI kanë kërkuar që nesër të mblidhet Këshilli Politik për të diskutuar çështjen e  listave dhe koalicioneve.

Në këtë mbledhje, opozita thotë se do të prezantojnë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR për dy çështjet në fjalë, por që kundërshtohet nga shumica, që e cilëson lëvizjen si zvarritje të procesit.

Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00. Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme” shkruan Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ndërkohë kujtojmë se takimi i djeshëm i Këshillit Politik u mbyll pa një konsensus për listat e hapura dhe koalicionet. Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i bëri të qartë opozitës se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi dhe askush nuk mund të ndryshojë këtë. Ai u vendosi  afat ditën e premte partive politike që të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhort, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat si dhe duhet të propozojnë mënyrën si do të kryhet akti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

Shpërndaje
Share.

Komento