Opozita, pas një bojkoti të gjatë, ka vendosur të kthehet në Kuvend.
Mësohet se deputetët opozitarë do të marrin pjesë në të dyja seancat e kësaj jave, në seancën e të enjtes për buxhetin dhe në seancën e së premtes për vetingun në politikë.
Ky vendim erdhi pas një mbledhjeje që kryetari i PD-së bëri me aleatët e tij. Mbledhja zgjati rreth 2 orë dhe në të mori pjesë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së, deklaroi: “Po kthehemi në Kuvend për studentët”.
Gjithashtu në mbledhje morën pjesë edhe Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka dhe Dashamir Shehu.