Skip to content
Bota

Pas kërkesave të Trump, Prokurori i SHBA urdhëron hetimin e zgjedhjeve

· 1 min lexim

Nis hetimi akuzave të Presidentit Trump për vjedhjen e zgjedhjeve. Prokurori i përgjithshëm, William Barr, ka autorizuar prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara që të nisin hetime për parregullsitë në procesin e votimit.

Si përgjigje ndaj kërkesës së prokurorit Barr, mediat amerikane kanë raportuar se, udhëheqësi i Degës për Krime Zgjedhore në Departamentin e Drejtësisë ka njoftuar përmes një e-maili se do të japë dorëheqje nga ky post, pasi ka lexuar “politikat e reja dhe degëzimet në lidhje me të”, raporton Reuters.

Trumpi nuk është duke pranuar humbjen ndaj demokratit Biden, që sipas projeksioneve kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë votat elektorale të mjaftueshme për të qenë president i ri i vendit.

/GazetaReforma.com/