Anuloi zgjedhjet, Meta: 30 qershori nuk ekziston po nuk caktova unë datë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta, doli në një konferencë për mediat. Në këtë konferencë Meta shpjegoi edhe arsyet e vendimit se përse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai gjithashtu ka shtuar se pa caktuar një datë presidenti në Shqipëri nuk do të zhvillohen zgjedhje. Meta ka theksuar se data do të vendoset vetëm pasi të jenë dakordësuar të dyja palët.

Që në fillimin e fjalës së tij presidenti Meta ka thënë se zgjedhjet do të mbahen të bashkuara dhe jo me përçarje. Ai ka lexuar edhe nenin i cili thotë se është presidenti ai që vendos për datën e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë Meta i është përgjigjur edhe kryeministrit Rama, i cili deklaroi nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, pavarësisht deklaratës së presidentit Meta.

Deklarata e Metës:

“Jam sot para jush për shfuqizimin e dekretit për datën 30 qershor për zgjedhjet lokalet. Presidenti i Republikës është i vetmi organ që mund të vendosi datën e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton se Presidenti përcakton datën e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës, pa pasur një datë nga Presidenti, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. Partitë politike të opozitës nuk janë regjistruar për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet nuk mund të jetë një ditë përçarje. Kjo ka bërë që jeta politike parlamentare të pësojë një krizë përfaqësimi. Shqipëria po kalon edhe një krizë kushtetuese. Së fundmi edhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksioni.
Ekziston rreziku real që Shqipëria mund të shkojë drejt tensionit social dhe si kreu i shtetit e konsideroj këtë si rrezik serioz. Detyra primare kushtetuese e Presidentit është të garantojë unitetin e popullit. Organizimi i zgjedhjeve të lira është baza e një shoqërie demokratike. Realizimi i zgjedhjeve lokale, pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, është problematik.
Shfuqizimi i dekretit nënkupton shtyrjen e zgjedhjeve për një datë tjetër. Anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm emergjent për gjetjen e një zgjidhje. Shtyrja e tyre do të shërbejë si nxitje për dialog. Nuk ka pengesa nga pikëpamja kushtetuese. Caktimi i një date tjetër për zgjedhjet lokale do të bëhet me dakordësinë e palëve.”

Shpërndaje
Share.

Komento