Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas djegieve të Kuranit, këto janë masat që ka marrë Danimarka

10:32 04/08/2023
Reading Time: 1 min lexim

Policia e Danimarkës është duke shtrënguar kontrollet kufitare pas djegieve të fundit të Kuranit, të cilat kanë ndikuar në situatën e sigurisë, ka thënë Ministria e Drejtësisë në këtë shtet.

Vendim të ngjashëm ka marrë edhe Suedia më herët gjatë javës.

Aktivistët kundër-islamit në Danimarkë dhe Suedi i kanë dëmtuar dhe djegur disa kopje të Kuranit – libër i shenjtë për myslimanët – dhe diçka e tillë e ka zemëruar botën myslimane dhe janë rritur kërkesat që qeveritë t’i ndalojnë këto veprime.

“Autoritetet besojnë se është e nevojshme në këtë kohë që ta rrisim fokusin se kush hyn në Danimarkë, në mënyrë që t’iu përgjigjemi kërcënimeve specifike”, ka thënë Ministria e Danimarkës përmes një deklarate.

Kontrollet më të ashpra kufitare do të zbatohen fillimisht deri më 10 gusht.

“Djegiet e fundit të Kuranit, siç kanë thënë edhe zyrtarët e sigurisë, kanë ndikuar në situatën aktuale të sigurisë”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard, përmes një deklarate.

Si Danimarka, ashtu edhe Suedia, i kanë dënuar aktet e djegies së Kuranit dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë e hartimit të ligjeve të reja që do të ndalonin diçka të tillë. Mirëpo, kritikët kanë thënë se vendime të tilla e rrezikojnë lirinë e shprehjes, që u garantohet qytetarëve me kushtetutë.

Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si fjalë të Zotit dhe dëmtimi i qëllimshëm i librit është shumë ofendues për ta./rel/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para
Ekzekutimi i Luljeta Prezës! Arrestohet ish-partneri i 32-vjeçares, zbardhet dëshmia e të miturës që e “fundosi”  (EMRI)

Ekzekutimi i Luljeta Prezës! Arrestohet ish-partneri i 32-vjeçares, zbardhet dëshmia e të miturës që e "fundosi" (EMRI)

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English