Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas BE-së edhe Britania fut në “listë të kuqe” shtetasit shqiptar, heq karantinën 14 ditore

18:13 03/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria britanike e Boris Johnson ka shpallur sot një listë të plotë të vendeve, qytetarët e të cilave që do duan të shkojnë në Britaninë e Madhe, duke filluar nga data 10 korrik do të jenë të përjashtuar nga masa e karantinimit 14 ditorë.

Nëse deri tani ishte rregulli që shtetasit e huaj të karantinoheshin 14 ditë, për një listë shtetesh Britania ka vendosur që duke nisur nga 10 korriku, udhëtarëve nuk do t`i duhet të qëndrojnë për dy javë të izoluar.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 60 shtete dhe territoret e huaja që konsiderohet se kanë nivele të ulëta të koronavirusit nuk do të duhet të izolohen. Ndër vendet që nuk janë në listë, veç Shqipërisë  janë Shtetet e Bashkuara, Suedia, Meksika, Brazili, Rusia, Irani, India, Pakistani dhe Bangladeshi.

Ndërkohë, në rajon, Serbisë, Greqisë dhe Kroacisë i është hapur drita jeshile.

Britania është ndër vendet e fundit në Europë që mori masa izoluese pas shfaqjes së koronavirusit, ndërsa është kthyer në një nga vendet më strikte sa i përket hyrjeve dhe daljeve nga vendi.

Kryeministri Boris Johnson përsëriste se të gjitha masat janë fleksibile, dhe mund të kthehen mbrapa. Sipas këshilltarit për mjekësi në qeverinë britanike, Chris Whitty, lehtësimi i masave përfaqëson “balancim të arsyeshëm të rrezikut”.

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, ministri i parë i Uellsit, Mark Drakeford dhe Arlene Foster nga Irlanda Veriore, sakaq kanë këmbëngulur se masa e distancimit fizik prej dy metrash do të vazhdojë të mbetet në fuqi në vendet e tyre. Mbretëria e Bashkuar numëron deri tani 283 mijë infektime nga koronavirusi e gati 44.000 vdekje.

Kujtojmë se Shqipëria, para pak ditësh nuk u përfshi nga BE-ja në vendet e ashtuquajtura ‘të sigurta’ nga pikëpamja epidemiologjike, dhe për rrjedhojë nuk iu hapën kufijtë me vendet e Unionit, edhe në listën britanike nuk figuron.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

KPA shkarkon ish-kreun e Apelit Artan Bajrami, probleme me deklarimin e pasurisë

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English