Pas 11 muajve në ring, Khabib Nurmagomedov triumfoi në UFC 242 në Dubai

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Khabib Nurmagomedov mbrojti me sukses titullin e tij në peshën e lehtë në “UFC 242”, gjatë eventit të zhvilluar në Dubai.

I kthyer në ring për të parën herë pas sfidës ndaj Conor McGregor, tetorin e kaluar, ai nuk zhgënjeu askënd nga tifozët e tij.

Nurmagomedov zhvilloi një dyluftim perfekt duke mundur Dustin Poirier, pasi e detyroi kampionin e përkohshëm të dorëzohej në raundin e 3-të.

Luftëtari nga Dagestani e përmirësoi rekordin e tij në MMA në shifrat 28 fitore dhe 0 humbje.

Kjo pas ekzekutimit të jashtëzakonshëm të një strategjie dominuese në octagon.

Ai e mposhti Poirier me stilin superior në mundje që ishte i vështirë për tu përballur nga rivali në mbrëmjen e lagësht në Abu Dhabi.

Shpërndaje
Share.

Komento