Partitë opozitare në një “mëndje”, propozojnë te Meta të njëjtën datë për zgjedhjet parlamentare
Partitë politike aleate të opozitës së bashkuar, duket se janë në unison dhe të dakordësuar me njëra-tjetrën përsa i përket datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Përveç PDIU-së së Shpëtim Idrizit dhe Partisë Republikane (PR), edhe PAA dhe PBDNJ, kanë propozuar tek Presidenti Meta datën më të afërt që lejon Kushtetuta për zgjedhjet parlamentare, 18-prillin.
Arben Tafaj nga PAA gjatë një deklarate për shtyp pas takimit me presidentin Ilir Meta, ka deklaruar se edhe partia Agrare Ambjentaliste (PAA), ka propozuar 18 prillin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Po ashtu edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, tha se ka partia e tij ka propozuar datën më të afërt që nga nisja e periudhës zgjedhore.
Më herët edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi, propozuan në Presidencë që për zgjedhjet parlamentare 2021, të caktohet data më e afërt që e lejon Kushtetuta.