Skip to content
Të Gjitha

Partia Demokratike krijon koalicionin opozitar, ja partitë që marrin pjesë

· 1 min lexim

Partia Demokratike do të nisë nesër krijimin e koalicionit opozitar me firmosjen e marrëveshjeve me partitë e tjera të opozitës.

Sipas burimeve të  “tvklan”, një nga pikat e marrëveshjes së koalicionit opozitar, do të jetë kërkesa për zgjedhje të lira e të ndershme si dhe largimi nga detyra i Kryeministrit Edi Rama.

Kjo e fundit madje konsiderohet si një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndër partitë që do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit opozitar janë LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.