“Parlamenti shqiptar si lavatriçe pastrimi parash”, Hajdari: Pas çdo politikani fshihet një biznesmen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas lajmit të shkarkimit të saj si kryetare nga Grupi Parlamentar i PD, Rudina Hajdari është shprehur se lajmin e ka mësuar nga një mesazh në celular.

E revoltuar, ajo ka shpërthyer në akuza të rënda për politikanët shqiptarë.

Hajdari tha se në Kuvendin e Shqipërisë rreth 90% e ligjeve hartohen për t’ju shërbyer biznesmenëve dhe narkotrafikantëve që fitojnë prej tyre.

Parlamenti shqiptar është cilësuar prej saj si një lavatriçe pastrimi parash, ku pas çdo politikani fshihet një biznesmen.

Gjithashtu Hajdari ka kritikuar edhe Elisa Spiropalin për ofendimet që ka bërë kjo e fundit në lidhje me artistët shqiptarë për prishjen e Tetarit Kombëtar.

Spiropali i cilësoi si trushpëlarë artistët që nuk kanë lejuar deri më tani prishjen e teatrit.

“Nuk bëhem kurrë pjesë e pazareve në këtë parlament. Politika këtu bëhet me pazare. Politika është për t’i dhënë shpresë popullit. Duhet të ndryshojmë sistemin zgjedhor.

Në këtë parlament duhet të vijnë njerëz që përfaqësojnë popullin. Duhet të marrë fund mënyra e shpifur që ne i shkelim syrin njëri-tjetrit. Unë nuk do jem kurrë mashtruese kurrë në këtë vend.

Do të jem kjo që jam edhe pse do kem shumë shkopinj ndër rrota që do më luftojnë. Unë quhem Rudina Azem Hajdari dhe sdo jem pjesë e juaja”, e ka mbyllur fjalën e saj Hajdari.

Shpërndaje
Share.

Komento