Arrestohet në Shkodër Françesk Vala, autori i pengmarrjes së dy vëllezërve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

26-vjeçari Françesk Vala është arrestuar ditën e sotme në Shkodër.

I riu akuzohet për pengmarrjen e dy vëllezërve në vitin 2015 në Dukagjin.

Ngjarja e pesë viteve më parë ndodhi për prishjen e pazareve të drogës mes vëllezërve S. K., A. K., dhe të 26-vjeçarit tashmë të kapur nga policia, Françesk Vala.

Mësohet se i riu është cilësuar nga Policia e Shtetit si një person me rrezikshmëri të lartë.

26-vjeçari është i dënuar në mungesë me 8 vite burg.

Shpërndaje
Share.

Komento