Parlamenti ndërpret seancën/ Një minutë heshtje për Majorin Klodian Tanushi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca e sotme parlamentare është ndërprerë, pasi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar një minutë heshtje në nder të Majorit Klodian Tanushi.

Kjo kërkesë ka ardhur nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërsa Ruçi i ka ndërprerë fjalën deputetes Antoneta Dhima për të kryer nderimin e nevojshëm.

“Për të nderuar jetën e major Tanushit, ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe major Tanushi”-tha Ruçi.

Major Klodian Tanushi humbi jetën në Letoni së bashku me nëtetaren Zarife Hasanaj. Majori nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke humbur kështu jetën. Trupi i tij ka mbërritur në vend ditën e djeshme ndërkohë që sot është duke u përcjellë për në banesë e fundit me të gjitha nderimet e duhura.

Shpërndaje
Share.

Komento