Skip to content
Kryesore

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 71 vota ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

· 1 min lexim

Parlamenti ka miratuar me 71 vota pro një sërë projektligjesh dhe marrëveshjesh të rëndësishme, përfshirë ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën, dy nga pikat kryesore të rendit të ditës.

Gjithashtu, me të njëjtin numër votash, u kaluan edhe disa akte normative dhe marrëveshje dypalëshe, përfshirë:

• Akti normativ për ndryshimet në buxhet
• Akti për pasaportat biometrike
• Akti për kartat e identitetit
• Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë mes Shqipërisë dhe Ukrainës
• Marrëveshja me Kopenhagën
• Ratifikimi i marrëveshjes BE–Shqipëri për Doganat
• Fondi për bashkëpunimin me Abu Dhabin
• Marrëveshja me Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e OSHEE-së
• Programi Kombëtar për Punësimin e të Rinjve
• Projektligji për zonat e mbrojtura

Të gjitha pikat u votuan me shumicë të thjeshtë, ndërsa pjesëmarrja e opozitës në votim ka qenë minimale ose simbolike.