Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Parlamenti bllokon rritjen e pagave/ Deputetët: Duam edhe ne rritje

17:30 25/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Parlamenti bllokon rritjen e pagave. Deputetët: Duam edhe ne rritje

Parlamenti ka bllokuar ligjin e ri për rritjen e pagave për shkak se deputetët kërkojnë që t’u rritet rroga edhe atyre. Drafti i propozuar nga qeveria ishte parashikuar të votohej këtë të martë në Komisionin përgjegjës, atë të Ekonomisë dhe Financave. Por gjatë diskutimit të projektligjit, deputetët e të dy krahëve kanë shprehur pakënaqësi të shumta për projektligjin, veçanërisht për faktin se ai nuk parashikon rritjen e rrogave për ligjvënësit duke vendosur që ta pezullojnë miratimin e tij për pas zgjedhjeve.

Oligarkia.al ka mësuar se i pari që e ka ngritur çështjen e mos rritjes së rrogave për deputetët ka qenë vet kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi. Zoti Shalsi është kujdesur që para se të ngrinte këtë çështje të fikte kamerat që transmetojnë live punimet e Komisionit dhe të urdhëronte ndalimin e regjistrimit të fjalës së tij.

Më pas deputetët e të dy krahëve janë përfshirë në diskutime informale, të paregjistruara ku në shumicë kanë shprehur mbështetjen për të kërkuar rritje pagash nga qeveria dhe kanë vendosur që diskutimi i ligjit të shtyhet pas zgjedhjeve vendore.

Rritja e pagave

Në draftin e propozuar nga qeveria parashikohet që rroga e Presidentit të Republikës nga 257 mijë lekë në muaj që është aktualisht të rritet në 425 mijë lekë në muaj.

Por duke qenë se të gjitha pagat e tjera të hierarkisë së lartë shtetërore janë të lidhura me pagën e Presidentit, në projektligj është propozuar ulja e koefiçentëve për rrogat e deputetëve, ministrave dhe madje kryeministrit, që ato të mos rriten por të mbeten të pandryshuara.

Më konkretisht, sot rroga e një deputeti është sa 61 për qind e pagës së Presidentit. Nëse qeveria do të kishte ruajtur të njëjtin koeficent për deputetët, për shkak të rritjes së rrogës së Presidentit edhe pagat e tyre do të rriteshin në të njëjtin raport. Por në propjektligj Ministra e Financave ka propozuar që koefiçenti për pagën e deputetëve të ulet në 36.9 për qind e rrogës së Presidentit.

Si rezultat, edhe pse rroga e Presidentit rritet me 65 për qind, paga e deputetit nuk ndryshon për shkak të uljes së koefiçentit. E njëjta skemë është ndjekur edhe me pagën e Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, ministrave dhe disa funksionarëve të tjerë të lartë.

Por ligji tashmë është bllokuar nga deputetët, një situatë që parashikon zhvillime interesante gjatë javëve të ardhshme. A do t’i bashkojnë votat deputetët e maxhorancës me ata të opozitës për të rritur rrogat e tyre?

Të lidhura

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër
Aktualitet

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

Temperaturat e larta të verës kanë rritur rrezikun e zjarreve në monumentet e kulturës dhe objektet e trashëgimisë në Gjirokastër,...

08:45 07/07/2025
Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE

Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e...

08:30 07/07/2025
Para
Blinken njofton arritjen e një armëpushimi 72 orësh në Sudan

Blinken njofton arritjen e një armëpushimi 72 orësh në Sudan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

Zjarret kërcënojnë trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

08:45 07/07/2025
Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE

Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, tejkalojnë mesataren e BE

08:30 07/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:15 07/07/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 7 Korrik 2025

07:58 07/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.