“Paratë do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti”, kjo është nisma e veçantë e picierëve shqiptarë në Itali

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunitetet shqiptare në të gjithë botën janë solidarizuar me situatën e vështirë që po kalon vendi ynë, pas goditjes nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Dy picierë shqiptarë të cilët punojnë në rajonin e Puglias, kanë ndërmarrë një nismë të veçantë.

Arjan Nexha dhe Ardian Haskaj, të ardhurat nga shitja e picave, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Ata janë mbështetur edhe nga të afërmit e tyre, për ta çuar përpara këtë nismë.

Arjani ka nisur mbledhjen e fondeve, si dhe ka organizuar eventin e veçantë, ku qytetarët do të ftohen për të blerë pica.

“Duhet të falenderojmë gjithë Puglian sepse na ka qëndruar vertetë pranë, që nga nisja e vullnetarëve dhe ekspertëve zjarrfikës drejt Shqipërisë, por edhe për pjesëmarrjen në iniciativën tonë. Kjo është një situatë e vështirë, por të gjithë do të gjejnë forcën t’ia nisin nga e para”  janë shprehur picierët.

Ndër të tjera ata kanë thënë se shqiptarin mund ta përkulësh aq sa një mal.

Shpërndaje
Share.

Komento