Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Parandalohet një vrasje në Koplik, policia arreston një 32-vjeçar që i kishte ngritur pritë një personi tjetër

15:31 25/08/2020
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Koplikut ka parandaluar ditën e sotme një ngjarje të rëndë në fshatin Rapshë.

Mësohet se policia ka arrestuar në flagrancë një person, i cili kishte zënë pritë për të vrarë personin me të cilin ishte zënë më herët.

Në njoftimin e policisë thuhet se është arrestuar 32-vjeçari me iniciale L.L, i cili fillimisht ishte grindur me një person me iniciale K.F 30 vjeç në fshatin Rapshë dhe është kthyer sërish aty, kësaj radhe me armë në brez.

Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë luftarak“, bën me dije policia.

Njoftimi i policisë 

Policia parandalon një vrasje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”.

Marrja e informacionit, ndjekja dhe ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon vrasjen dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë, me të cilën 32-vjeçari do kryente krimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar bënë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, e cila mund të përfundonte në vrasje.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: L. L., 32 vjeç, banues në fshatin Stare.

Ky shtetas rreth orës 01.00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Rapsh, Njësia Administrative Kastrat, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K. F., 30 vjeç, banues në fshatin Rapshë.

Pas konfliktit të ndodhur, shtetasi L. L., rreth orës 09.00, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka shkuar sërish në fshatin Rapshë dhe kishte zënë pritë për të qëlluar ndaj shtetasit K. F.

Falë informacionit të marrë nga ana e polcisë kriminale u ndërtua puna dhe si rezultat i ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm është bërë kapja dhe prangosja e 32-vjecarit, i cili qëndronte në pritë për të qëlluar mbi shtetasin K. F.

Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbatja pa leje”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Qarkullonin me armë zjarri, drogë dhe jelek antiplumb si të policisë, arrestohen tre persona në Durrës

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English