Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Parandalohet krimi në Rrëshen, 45-vjeçari kapet me mina me telekomandë dhe eksploziv

10:26 07/04/2024
Reading Time: 2 min lexim

Një 45-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Lezhës këtë të dielë pasi u kap me mina me telekomandë dhe eksploziv në Rreshen. Sipas bluve të Lezhës, 45-vjeçarit, në momentin e arrestimit iu gjetën 4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive, 3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil, 3 kapsolla të lidhura me fitil dhe 2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive

NJOFTIMI I POLICISË:

Rrëshen. Parandalohen të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë. Policia finalizon operacionin policor të koduar “Safe City 2”. Me mina me telekomandë, eksploziv të lidhur me kapsolla dentonatore dhe lëndë eksplozive, nga Lura drejt Rrëshenit, kapet në flagrancë në hyrje të Rrëshenit, 45-vjeçari nga Lura. Gjatë kontrollit në banesë në Lurë, Policia i gjeti 2 armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore, qindra fishekë luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës. Dy muaj e gjysmë më parë, Policia vuri në pranga një 28-vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar në inteligjencën policore dhe në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë siguruan informacion se një shtetas po transportonte mina me telekomandë, në drejtim të Rrëshenit. Bazuar në këtë informacon organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Safe City 2”, gjatë të cilit, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, u kap në flagrancë shtetasi A. K., 45 vjeç, lindur në Thumanë, Krujë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi:
•4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
•3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
•3 kapsolla të lidhura me fitil;
•2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të shtetasit të arrestuar, në Lurë, Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, gjetën në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Etiketa: arrestime ne Lezhe

Të tjera

Nga “arrest shtëpie” në paraqitje, zbutet masa për Karçanajn në dosjen e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Nga “arrest shtëpie” në paraqitje, zbutet masa për Karçanajn në dosjen e tenderave të AKSHI-t

Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, një nga figurat qendrore të dosjes...

16:03 07/05/2026
Alarm: Hantavirusi mbërrin edhe në Holandë, shtrohet në spital stjuardesa që pati kontakt me pasagjeren që ndërroi jetë
Kryesore

Alarm: Hantavirusi mbërrin edhe në Holandë, shtrohet në spital stjuardesa që pati kontakt me pasagjeren që ndërroi jetë

Hantavirusi i Andeve ka mbërritur edhe në Holandë, duke shtuar shqetësimet ndërkombëtare për një virus të rrallë, por shumë të...

13:40 07/05/2026
Para
Plas keq në Kukës/ Kushërinjtë rrihen me shufra hekuri, njëri përfundon te Trauma

Plas keq në Kukës/ Kushërinjtë rrihen me shufra hekuri, njëri përfundon te Trauma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga “arrest shtëpie” në paraqitje, zbutet masa për Karçanajn në dosjen e tenderave të AKSHI-t

Nga “arrest shtëpie” në paraqitje, zbutet masa për Karçanajn në dosjen e tenderave të AKSHI-t

16:03 07/05/2026
Alarm: Hantavirusi mbërrin edhe në Holandë, shtrohet në spital stjuardesa që pati kontakt me pasagjeren që ndërroi jetë

Alarm: Hantavirusi mbërrin edhe në Holandë, shtrohet në spital stjuardesa që pati kontakt me pasagjeren që ndërroi jetë

13:40 07/05/2026
Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, AKU merr mostrat e ushqimit dhe ujit për analiza

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, AKU merr mostrat e ushqimit dhe ujit për analiza

10:56 07/05/2026
Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

23:25 06/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.