Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka dërguar një mesazh ministrave të kabinetit qeveritar. Ai i ka paralajmëruar se kryeministri Rama nuk do t’i ndihmojën kur ata të kenë nevojë, ndaj duhet të bëjnë kujdes. Në një dalje për mediat, Berisha solli në vëmendje kështu rastin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili tashmë ndodhet pas hekurave për shpërdorim detyre.
“Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë u mbyll pas turpit të arratisjes së shekullit, numrit 2 të qeverisë, bashkëpunëtori më i afërt i Edi Ramës u arratis me porosi të këtij fundit, pasi dekonspiroi kërkesën për arrest që do adresonin prokurorët e çështjes për parlamentin. Në këtë kontekst, dyert e mbyllura janë aktakuzë në vetvete. Pra, janë dëshmi e fajësisë të kupolës së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj-Gjiknuri, shumë të tjerë, Balluku është e implikuar gjatë dy viteve të fundit, etj, etj.
Dosja po shpërbën tërësisht këtë mazhorancë mafioze, këtë kupolë mafioze se nuk është mazhorancë.
Edi Rama është i gatshëm që të shesë secilin prej tyre për të shpëtuar lëkurën e tij. Por vetë është i pashpresë. Socialistëve të ndershëm iu bëj thirrje ta shohin këtë proces shpërbërje si një proces shpëtimi të tyre, se ky është një klan uzurpator, që e shndërroi partinë e tyre në parti krimi. Zyrtarëve u bëj thirrje të heqin çdo shpresë. Do ju rrëfej në mirëbesim një gjë, një moment shumë domethënës të Edi Ramës me Vangjush Dakon. Në një darkë intime, në një rreth të ngushtë, ku i ftuar para pak kohësh ishte Vangjush Dako, Edi Rama ngrihet dhe habit ata pak të pranishëm që ishin. Dollinë e parë nuk e ngriti për sebepin për të cilin ishin mbledhur. Këtë dolli do e ngre për Vangjush Dakon, mikun më të shtrenjtë në PS. Shkoni dhe pyesni Dakon po nuk e besuat këtë, i cili ka kaluar çdo vetting, por edhe vetingun, por për hir të privacisë nuk po e them të kujt, se unë jam njeri që respektoj normat e privacisë. Thashë t’ua them këtyre ministrave, fajtorë, këtyre mëkatarëve, se Edi Rama do u flakë një e nga një, siç flaku më të shtrenjtin mik të tij në PS. Po të doni, komunikoni me të po nuk e besuat.”, tha ai.