Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paralajmërimi i fortë nga Presidenca: Prova të reja përvëluese, mund të paditen edhe zyrtarë të tjerë

12:27 16/11/2019
Reading Time: 2 min lexim

Presidenca ka reaguar sërish në lidhje me konfliktin për Gjykatën Kushtetuese.

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka konfirmuar padinë, ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranit, që do të depozitohet të hënën.

Më tej ai është shprehur, se po shihet mundësia për të paditur edhe zyrtarë të tjerë.

Presidenca po përgatit një video, në disa gjuhë, ku sipas Blushit, do të dalë fytyra e vërtetë e individit, që guxoi të përvetësojë kompetencat e presidentit.

Reagimi i Tedi Blushit

Të dashur kolegë gazetarë që më pyesni vazhdimisht a do të bëhet ditën e hënë kallëzimi penal i paralajmëruar nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, ju konfirmoj me përgjegjësi maksimale se:

Pa asnjë diskutim, ditën e hënë do të bëhet kallëzimi penal, madje po administrohen prova të reja përvëluese, që shtojnë mundësinë për të patur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë.

Gjithashtu, ju bëj me dije se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj.Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër.

Përveçse në gjuhën tonë të bukur shqipe, kjo VIDEO, po përgatitet edhe në anglisht, në gjermanisht, në italisht, në frëngjisht, dhe në disa gjuhë të tjera europiane, në mënyrë që të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, që janë të interesuar, jo vetëm për realizimin me sukses të Reformës në Drejtësi, që u votua me konsensus, por edhe që janë kaq të shqetësuar për problemet skandaloze të funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, të mos mashtrohen më.

Në këtë mënyrë, jo vetëm mbrojmë Kushtetutën e Republikës dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe tregojmë përgjegjshmëri për të gjithë taksapaguesit e vendeve partnere, që paguajnë aq shtrenjtë që ky vend i NATO-s dhe nesër i BE-së, të arrijë standardet e tyre, të shtetit ligjor dhe të demokracisë.

Kujtojmë këtu se pak minuta më parë, Kreu i Shtetit i kujtoi kryeministrit Edi Rama, se nuk do të lëshojë pe tek Gjykata Kushtetuese, pasi e konsideron si vijë të kuqe.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: MetaPresidencatedi blushizyrtare

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Grabitja e 130 milion lekëve në postën e Krujës, publikohen lëvizjet e rojës

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English