Skip to content
Të Gjitha

Paradoksi/ Dikur mbronte me trup shtëpinë e saj, sot Blerta Dervishi përkrahë policisë tek Bregu Lumit

· 1 min lexim

Pak kohë më parë prishja e një shtëpie pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” bëri bujë të jashtëzakonshme, kjo për shkak të rezistencës së familjarëve, ku një prej tyre ishte dhe punonjsja e policisë, Blerta Dervishi.

Mirëpo sot ndodhemi në një tjetër situatë të rëndë që është prishja e shtëpive e 38 banorëve të Bregut të Lumit pa dëmshpërblim dhe pika lidhëse mes dy ngjarjeve është pikërisht  Blerta Dervishi.

Ditën e sotme Dervishi është para në kahun tjetër, në kahun e policisë e veshur me uniformë dhe duke u përplasur me banorët në mënyrë që këta të fundit mos të mbrojnë banesat e tyre, por të vazhdohet plani për prishjen e tyre nga fadromat.

Në disa pamje të siguruara nga Faxweb, efektivja shihet e qetë duke larguar qytetarët nga rrënojat e shtëpive.

Deri tani janë prishur 3 banesa në zonën e bregut të lumit, ndërsa banorët janë gjetur të papërgatitur për këtë që po u ndodh.