Skip to content
Bota

Panik në Texas/ Të shtëna me armë brenda kishës, vriten dy persona

· 1 min lexim

Një sulm me armë zjarri u regjistrua mëngjesin e sotëm në një kishë në Texas të SHBA-ve.

Një person i armatosur filloi të qëllonte brenda një kishe, duke lënë të vdekur dy persona.

Më pas ai u qëllua nga një besimtar, i cili kishte armë me vete.

Ligji amerikan lejon ata që i kanë armët me leje, që t’i marrin me vete në vendet e lutjes.

Sipas dëshmitarëve, agresori kishte mjekër dhe syze false, ndërsa kishte biseduar me të pranishmit, përpara se të niste sulmin.

Të shtënat zgjatën 6 sekonda dhe e gjithë skena është transmetuar në internet.

FBI ka nisur hetimet për sulmin, motivi i të cilit mbetet ende i paqartë.

Gjatë 2019-s, në Texas janë regjistruar një sërë sulmesh me armë.

Kujtojmë këtu se në gusht 22 persona u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën, në një dyqan në El Paso.