Skip to content
Të Gjitha

Panik në Mallakastër, digjen 10 hektarë me ullinj

· 1 min lexim

Në fshatin Lapaluc të Mallakastrës, rreth 10 hektar tokë e mbjellë me ullishte është djegur si pasojë e një zjarri.

Deri më tani janë djegur rreth 2 mijë rrënjë ullinj, ndërsa flakët vijojnë ende.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse nga Mallakastra dhe Patosi të cilët po punojnë për neutralizimin e zjarrit që ndihmohet nga era.

Gjithashtu edhe terreni i vështirë e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

(fotoja ilustruese)